Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar liderët e shtetit për, siç ka thënë, rënie të diplomacisë.
Ajo ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës. Tahiri ka shkruar se udhëheqësit e Kosovës janë ngujuar në shtëpi, duke marrë pjesë vetëm në takime rajonale.
“Ndëshkimi amerikan kushton! Treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre në të njëjtin takim, duke lutur të hiqen sanksionet ndaj Kosovës…rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri: Raportet me SHBA-në kanë shënuar rënie, shkak Kurti
-
Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia
-
Tahiri: BE-ja duhet t’i shkarkojë ndërmjetësuesit
-
Tahiri: SHBA-ja s’do ta lejojë më Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve
-
Tahiri: Kurti t’i lërë ankesat, t’i heqë arsyet që sollën ndëshkime nga SHBA-ja e BE-ja