Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë.
Kjo gjykatë, të akuzuarin me iniciale A.B. nga fshati Grejqevc, Komuna e Suharekës, e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë” dhe veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.
Të njëjtit, Gjykata i ka shqiptuar dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 30 vitesh në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërkaq, të akuzuarin tjetër të po këtij rasti, me iniciale R.B. nga fshati Grejqevc Komuna e Suharekës, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vraje e rëndë në ndihmë” dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 9 vitesh.
Të njëjtit, siç thotë Gjykata Themelore e Prizrenit, “më datën 03.02.2015 rreth orës 15.30 minuta, në grykën e Carralevës në rrugën e fshatit Grejqevc, Komuna e Suharekës, në afërsi të restorantit “Qarri”, për shkak të mosmarrëveshjes dhe ngatërresave të mëhershme, nga distanca prej 120 metrave, me dashje privon nga jeta F.B.. I akuzuari, me të njëjtën predhë, i shkakton plagë penetruese edhe viktimës R.B., kurse me predhën e dytë lëndime të lehta trupore i shkakton të dëmtuarit A.B.”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.
-
Nga 25 vjet burgim të akuzuarve për vrasjen e 2016-s në Suharekë, viktima ishte djegur
-
Gjashtë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë në një lokal në Gjakovë
-
19 vjet burgim ndaj F.V. për vrasjen që ndodhi në vitin 2021 në Mitrovicë
-
24 vjet burgim për vrasjen e shokut për 20 euro, Apeli vërteton dënimin
-
Pesë persona në Ferizaj dënohen me 26 vjet e dy muaj burgim për vrasje