Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka inspektuar punimet infrastrukturore në rrugën Prishtinë-Podujevë pas mesnatës.
Kurti ditë më parë pati bërë thirrje që punimet në rrugët që janë lënë përgjysmë prej disa vitesh të vazhdojnë edhe gjatë natës.
“Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti i pati bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të shtonin kapacitetet në pajisje dhe personel që të realizonin obligimet e kontraktuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Berisha viziton punimet e natës në rrugën Prishtinë-Podujevë: Askush nuk po punon
-
Përurohet ndërtimi i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti nuk flet për situatën politike
-
Qeveria në detyrë shpronëson disa prona, Kurti: Po bëhet për investime e projekte në komunat e Kosovës
-
Rama thotë se po kërkon zgjidhje për çështjen e transportit Prishtinë – Podujevë
-
Kurti: Në veri po bëhen investime që s’u bënë për dy dekada