Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin në Serbi me presidentin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të turit të tij për përgatitjen për Samitin e radhës së Procesit të Berlinit.
Rama ka njoftuar në Facebook për nisjen e takimit. Ai ka publikuar tri fotografi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Beograd – Takim me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq ”, ka shkruar ai.
{gallery}
Kryeministri i Shqipërisë më herët gjatë ditës së sotme ka vizituar Sarajevën dhe Podgoricën, ndërsa dje ka qëndruar në Shkup dhe Prishtinë. Rama po viziton rajonin si pjesë e përgatitjeve për Procesin e Berlinit, të cilin Tirana do ta mirëpresë në tetor.