Arbëri

Clintoni nesër në Shqipëri, nderohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”

 

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë, të hënën dhe të martën (3 dhe 4 korrik).

Clintoni dhe delegacioni që e shoqëron, sipas njoftimit, do të mbërrijë në Tiranë gjatë pasdites të së hënës. Në orën 19:00, Clintoni do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.