Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës, të cilët janë prekur nga vërshimet të shtunën në mbrëmje.
Duke shprehur ngushëllime për familjen Ademaj, e cila i humbi dy anëtarë të saj, Rama ka thënë se ndihma e kryeqytetit nuk do të mungojë, në mënyrë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.
“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet tu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Si pasojë e vërshimeve në këtë komunë, një grua bashkë me fëmijën e saj dyvjeçar kanë humbur jetën.