Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz në margjinat e Lojërave Botërore të Olimpiadës së Veçantë “Berlin 2023”.
“Pata mundësinë të diskutojë me kancelarin Olaf Scholz. Diskutuam rreth hapave të nevojshëm para. Shpreha falënderonin për përkrahjen e Gjermanisë dhe qëndrimin e saj të qartë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani po ashtu ka treguar se në Berlin është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Osmani.