Arbëri

Gërvalla: Vuçiqi do të përshkallëzojë tërë rajonin, të ndalet nga NATO-ja

Ministrja e jashtme e Kosoves, Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ndalet së përshkallëzuari tërë rajonin, nëse këtë nuk e parandalon NATO-ja.

Ajo shkroi në Twitter të mërkurën se Vuçiq duhet t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar të mërkurën nga autoritetet serbe, duke shtuar se ky akt i agresionit “është provë e qartë e Perëndimit”.

“Vuçiq padyshim do të përshkallëzoj më tej në të gjithë rajonin, nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO-ja. I bëjmë thirrje Vuçiqit që t’i lirojë menjëherë policët tanë. Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimore dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, tha ministrja Gërvalla.