Sindikata e Policisë së Kosovës tha se është e shqetësuar dhe e dënon rastin e kidnapinimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe.
Në një komunikatë për media, Sindikata kërkoi urgjentisht të lirohen zyrtarët pasi u tha se është shkelje e çdo marrëveshjeje, “në kundërshtim të çdo parimi të normave ndërkombëtare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit. Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të njëjtit zyrtarë policorë të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sindikata gjithashtu tha se zyrtarët policorë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, ishin në territorin e Kosovës duke kryer detyrat e tyre, ndersa u kidnapuan “nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbisë pa paralajmërim”.
“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”.