Arbëri

MASHT-i ka korrigjuar tekste që nuk do të kenë përdorim në shkolla

 

Jo vetëm që nuk do të kenë përdorim afatgjatë, por edhe korrigjimi i bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, nuk ka arritur t’i evitojë mangësitë përmbajtesore në librat shkollorë.

Gjatë auditimit të procesit të rishikimit të teksteve shkollore, ZAP-i ka vërejtur se ndërhyrjet kanë qenë kryesisht teknike, shkruan sot Koha Ditore.