Arbëri

Përfaqësues të OJQ-ve serbe flasin për mundësitë për shtensionim të situatës në veri

 

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga komunat në veri të Kosovës, në debatin me temën “Situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale – sfidat dhe zgjidhjet”, kanë diskutuar për situatën e krijuar në veri.

Disa nga ta kanë thënë se përgjegjëse për situatën janë strukturat paralele të komanduara nga Serbia e disa kanë kërkuar që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga objektet komunale.