Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit të hënën.
Vendimi është nënshkruar nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimit Pantoviq do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit të kryetarit. Pantoviq ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.
Pantoviqit i ishte ofruar mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori.
