Arbëri

Mbahet fshehtë performanca e drejtorëve të ndërmarrjeve publike

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike obligohet me ligj që të përpilojë vlerësime për drejtorët e secilës ndërmarrje dhe t’i publikojë ato në uebfaqe. Por, dokumentet mungojnë. Në Njësinë që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, nuk e arsyetuan mungesën e raporteve. E njohës të ekonomisë vlerësuan se kjo mungesë e të dhënave është indikatore e politizimit dhe keqmenaxhimit të ndërmarrjeve ndër vite

Qytetarëve u mbahet fshehtë efektshmëria e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, qendrore e rajonale.

Ndonëse Ligji për këto ndërmarrje kërkon nga Njësia për Politika dhe Monitorim që të përpilojë vlerësime dhe t’i publikojë ato në uebfaqe, dokumentet për performancën e drejtorëve mungojnë.