Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

38 deputetet e Kuvendit

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme nxori edhe zyrtarisht emrat që kanë fituar mandatin e deputetit.

Në këtë legjislacion prej 120 deputetëve të Kuvendit, 38 prej tyre do të jenë femra, raporton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga koalicioni PAN 12 gra do të jenë deputete në Kuvendin e Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje që në këto zgjedhje doli me 32 deputetë, 10 nga to do të jenë femra.

Ndërsa koalicioni LAA do të ketë 9 femra, Lista Serbe 4, Partia Turke një, Koalicioni Vakat një si dhe një nga Partia e Re Demokratike.

Gratë deputete në PAN janë: Sala Berisha-Shala, Teuta Haxhiu, Ganimete Musliu, Time Kadriaj, Blerta Deliu-Kodra, Evgjeni Thaci-Dragusha, Mexhide Mjaku-Topalli, Flora Brovina, Albulena Balaj-Halimaj, Safete Hadërgjonaj, Luljeta Veseli-Gutaj dhe Xhevahire Izmaku.

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Shqipe Pantina, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Dalipi-Pacolli.

Nga koalicioni LAA: Vjosa Osmani, Mimoza Kusari-Lila, Teuta Rugova, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi, Hykmete Bajrami, Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku-Kastrati dhe Mirjeta Kalludra.

Nga Lista Serbe: Miljana Nikolliq, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq dhe Verica Çeraniq.

Nga partia Turke: Mufera Srbica-Shinik, nga koalicioni Vakat Duda Bale dhe nga Partia e re e Kosovës Emilia Rexhepi.