Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet përfaqësimi i grave në Kuvend, Grupi i VV-së ka 40 për qind gra

Lëvizje Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka vënë edhe një standard tjetër.

Ky subjekt do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërkohë që 39.6 për qind janë gra në këtë listë fituese apo 23 deputete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me ligj është e përcaktuar që minimumi një e treta e deputetëve duhet të jenë gra. Më shumë se minimumi i kërkuar ka edhe AAK-ja që doli e katërta. Nga tetë deputetë, tri janë gra.

Ndërkohë, PDK-ja si e dyta me 19 deputetë është pak nën minimumin e kërkuar. 31.6 për qind të deputetëve i ka gra. Gjithsej gjashtë deputete do të jenë në Grupin parlamentar të PDK-së.

LDK-ja ka fiks aq sa është minimumi i përfaqësimit të grave me ligj, 33.3 për qind. Nga 15 deputetë, pesë janë gra.

Gjithsej në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse do të jenë 44 deputete apo 36.6 për qind. Në legjislaturën e fundit ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re.