Protestuesit serbë i kanë sulmuar gazetarët në Leposaviq.
Kjo u pa në pamjet e KOHËS, kur gjatë transmetimit direkt, protestuesit nisën të gjuanin me gjësende të forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU sulmua edhe gazetarja e KOHËS, Marigona Brahimi.
Brahimi, ka thënë se disa persona me maska kanë sulmuar ekipet e gazetarëve, derisa këta të fundit është dashur të largohen nga vendi ku ishin duke qëndruar, duke u zhvendosur prej pjesës së protestuesve. Mediumit "Tëvë1" i është thyer kamera.
I menjëherë ishte reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).
AGK-ja shkroi se është vandalizuar edhe vetura e mediumit Kanal 10.
