Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, së bashku me ish-deputetin serb, Slavko Simiq, janë lejuar të kapërcejnë rrethojën, për të negociuar me zyrtarët e KFOR-it.
Gazetarja e KOHËS, Marigona Brahimi, filmoi momentin kur dy serbët, me leje të KFOR-it, kaluan rrethojën, por më pas dolën, pa u deklaruar rreth situatës. Protestuesit kanë bërë kërkesë që Hamiti të largohet nga objekti i Komunës, pasi ai gjendet brenda që nga e hëna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka tentuar të kontaktojë kryetarin e zgjedhur të Leposaviqit, por s’është përgjigjur deri në momentin e raportimit.