Gjinovci e quan absurde thirrjen e Hovenierit për shtensionim të situatës në veri

Gjinovci e quan absurde thirrjen e Hovenierit për shtensionim të situatës në veri
Analisti Rron Gjinovci ka thënë se KFOR-i mund ta shtensionojë situatën në veri për vetëm tri orë.
Ai ka thënë se ushtria më e fortë në botë është NATO.
“A mund të ma shpjegojë dikush që si mund ta sfidojnë disa protestues ushtrinë më të madhe në botë. Policia e Kosovës nuk e ka tensionuar gjendjen. Pyetja është se çfarë të bëjmë? Ambasadori amerikan i ka njohur zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve në veri”, ka thënë ai.
Gjinovci ka thënë se sot ka prezencë të shtuar të policisë në veri.
Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pothuajse ka qarë në konferencën e tij drejtuar popullit serb.
Ka shtuar se është absurde deklarata e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për shtensionim të situatës.
Sopi: Vuçiqi do luftë, protesta u organizua nga njësi speciale të Serbisë
Analisti, Agim Sopi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi do luftë dhe sipas tij ky është një prelud për luftë të mundshme.
Sipas tij, demonstratat e dhunshme sot kanë shpërfaqur probleme që janë kamufluar për disa vjet.
Ai ka thënë se kjo nis nga organizimi i kësaj proteste, nga njësitë speciale të Serbisë që janë të instaluara nga Serbia në veri.
Sopi ka thënë se ata nuk janë vetëm qytetarë.
“Të premten kishim të bëjmë me qytetarë. Sot nuk kemi të bëjmë me protesta por me një akt agresioni që mund të përkufizohet me akt lufte. Kjo shpërfaqë narrative se atje kemi të bëjmë me banda kriminale, por krejt këtë histeri të dhunës e ka udhëhequr deri sot njësia speciale e Serbisë”.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se sot nuk kanë të bëjnë më qytetarë serbë por me një ushtri serbe.
Sopi ka thënë se strukturat në veri nuk janë integruar asnjëherë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
