Arbëri

Grenelli e lidh vizitën e Thaçit me zhvillimet në veri

Prapa Grenellit, shihet flamuri i Serbisë

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar në Twitter vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Ai e ka quajtur të dyshimtë kohën kur është vendosur që Thaçi të lejohet të vijë në Kosovë, duke e lidhur vizitën e tij me zhvillimet në veri.

“Ekipi i Thaçit kanë kërkuar për disa javë që ai të lejohet të shkojë në Kosovë, prandaj koha kur ai është lejuar të shkojë, kur kaosi është jashtë kontrollit, është e dyshimtë”, ka shkruar ai.