Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia po i asiston kryetarët e rinj të futen në objektet e komunave veriore

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë pas lëshimit të sirenave të alarmit në komunat veriore.

Policia ka thënë se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, "si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, thotë se po i asiston kryetarët e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të ushtrojnë detyrën në objektet komunale.

"Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse", thuhet në njoftim.