Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para objektit të Qeverisë të mërkurën për shkak se pagesa mujore që marrin u është ulur nga 375 në 150 euro, ngase janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën.
Madje, ata u shprehën se do të hyjnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, e cila i takoi protestuesit, u premtoi se çështja do të adresohet në Komision. /EO
