Partia Socialiste ka fituar shumicën dërmuese të bashkive në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën. Nga numërimi i deritashëm, 50 është numri i bashkive “ngjyrë rozë”, ndërsa opozita po kryeson në vetëm shtatë bashki.
Në disa bashki ende po vazhdon numërimi, e në të kryesisht po dominojnë socialistët e kryeministrit Edi Rama. Numërimi po vazhdon në Tiranë, Kukës e Malësi të Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetet më të mëdha në Shqipëri i ka fituar PS-ja. Ajo ka siguruar fitoren në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë dhe së fundmi në Kurbin.
“Bashkë Fitojmë” e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka fituar në shtatë bashki: Pukë, Kavajë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë dhe Fushë-Arrës.
Në Fiqi ka fituar partia MEGA.
Një ditë më parë, kryeministri Rama që udhëheq PS-në ka thënë se “ndihet i vogël” përballë fitores së madhe që shënoi partia e tij./tch