Arbëri

Seancat e Speciales të mbyllura, gjykata kritikohet për mostransparencë

 

Seancat e Gjykatës Speciale shpesh janë të mbyllura për publikun, e në rastin e krerëve të UÇK-së, kjo është edhe më e theksuar. Monitoruesit e sistemit të drejtësisë alarmojnë se masat e tilla janë të tepërta dhe se mund të dëmtojnë legjitimitetin e gjykatës në sytë e publikut në Kosovë, që edhe ashtu, sipas tyre, nuk ka shumë popullaritet

Pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin e katërt nuk kanë mundur të dëgjohen nga publiku në seancën e së hënës në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së, njëjtë sikurse pjesa dërrmues e dëshmive të dëshmitarëve të deritashëm.

Seancat e shqyrtimit kryesor janë zhvilluar në masë të madhe të mbyllura për publikun.