Arbëri

Asnjë shkollë nga 17 të vlerësuara s’pati performancë të shkëlqyeshme

 

Asnjë nga shtatëmbëdhjetë shkollat e vlerësuara nga Inspektorati i Arsimit, gjatë një viti, nuk ka treguar perfomancë të shkëlqyeshme. Sipas të dhënave të Inspektoratit, 12 kanë treguar performancë të pranueshme, e pesë janë vlerësuar me paraqitje të mirë. Ky proces, i cili nuk ka arritur të zhvillohet në mënyrë masive për shkak të mungesës së inspektorëve, është vlerësuar i rëndësishëm për ngritjen e performancës në shkolla. E në Këshillin e Prindërve janë ankuar se niveli qendror me atë lokal kanë mungesë koordinimi për të zhvilluar këtë proces

Vetëm 17 institucione të arsimit parauniversitar janë vlerësuar nga Inspektorati i Arsimit, që kur ky proces rifilloi vitin e shkuar.

Procesi për vlerësimin e shkollave nisi më 2017, por procedurat kanë arritur të zhvillohen vetëm sa i përket fazës së vlerësimit të brendshëm që bëhet nga menaxhmenti i shkollave. Për shkak të pandemisë, procesi në vitin 2020 stagnoi.