Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Drafti i Ekipit Menaxhues, pikënisje për diskutimet e ardhshme

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar diplomaten zvicerane, Livia Leu, me të cilën ka diskutuar për ecurinë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, kanë folur për ngjarjet në tërë Ballkanin Perëndimor, Lajçak e ka vlerësuar me më rëndësi takimin e nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajçak ka deklaruar se drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.

“Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”.

Lajçak ka thënë se është i kënaqur që palët janë dakorduar që të punojnë bashkë për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ai ka shtuar se pret që të bëhet përparim në këtë temë.

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë i organizuar nga BE-ja dhe i asistuar nga unë, i cili u zhvillua të martën e kaluar. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i kënaqur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe presim që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Kjo jo vetëm që do t'i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Lajçak.

Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe qe shkarkuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Drafti i parë i prezantuar është cilësuar si i papranueshëm për Kosovën nga kryeministri Albin Kurti.