Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Bashkimi Evropian ka shkelur disa marrëveshje, përfshirë edhe atë të Ohrit.
Bërnabiq i ka reaguar zëdhënësit të BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, që tha në konferencë për media se BE-ja është në dijeni që Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStano gjatë konferencës për media refuzoi të përgjigjej nëse Serbia theu marrëveshjen e Ohrit, ndonëse disa herë iu bë kjo pyetje.
“Sa për informatë për partnerët tanë nga BE-ja: Serbia merr shënim faktin se BE-ja, sërish, në mënyrë direkte theu të gjitha si në vijim: Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e propozuar nga BE-ja dhe Aneksin e Zbatimit nga Ohri, Statutin e Këshillit të Evropës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Përndryshe, më pëlqen pjesa e deklaratës së Peter Stanos për ‘logjikë shumë të thjeshtë’ të negociatave: ‘Secila palë duhet të bëjë diçka në mënyrë që të marrë diçka. Në realitet Prishtina mori më tepër se diçka duke bërë saktësisht asgjë. Kaq për ‘logjikën e thjeshtë’”, shkroi Bërnabiq në Twitter.
FYI to our partners from the EU: Serbia also takes note of the fact that EU, once again, directly breached all of the following: Brussels Agreement, EU-proposed Agreement & Implementation Annex from Ohrid, Statute of the @coe, UN Charter, UNSCR 1244. 1/2 https://t.co/7uazQRkKQM
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 25, 2023