Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Më shumë staf e policë sesa votues”

Arianit Elshani, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është shprehur i zhgënjyer me numrin e ulët të votuesve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se shifrat tregojnë “mjerisht, që më shumë ka staf e policë sesa që ka votues”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një deklaratë për KTV-në të dielën pasdite, Elshani ka thënë se KQZ-ja ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur të mundësojë votimin, por sipas tij, janë rrethanat politike determinuese për pjesëmarrjen në votime.

Deri në orën 15:00, sipas të dhënave zyrtare, kanë votuar vetëm 2.4 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës.