Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 11:00, në komunat veriore kanë votuar 313 qytetarë apo 0.69 për qind.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, njoftoi se në Leposaviq nga ora 07:00 deri në 11:00 kanë dalë për të votuar 28 qytetarë apo 0.21 për qind. Në Zubin-Potok kanë dalë 65 votues apo 1 për qind, në Zveçan 29 votues apo 0.41 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues 1.05 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Elezi iu bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të votojnë, derisa bëri të ditur që në orën 15:30 do të jetë konferenca e radhës e KQZ-së, ku do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votim deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit.