Rreth 30 minatorë të minierës “Trepça” kanë mbetur të bllokuar brenda ndërmarrjes që nga ora 03:00 të hënën.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të kësaj ndërmarrjeje, Ibrahim Jonuzi, ka thënë për KOHËN se ngujimi i tyre në minierë ka ndodhur për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor.
Sipas tij, nga gjithsej 40 minatorë që ishin brenda, 10 kanë arritur të dalin, ndërsa dalja e të tjerëve pritet të ndodhë brenda orës.
“Për shkak të një defekti me energji elektrike në ashensor. Rreth 40 minatorë kanë qenë prej orës 03:00 të mëngjesit, 10 prej tyre kanë dalë përmes daljeve të dyta, ndërsa 30 të tjerë po pritet shumë shpejt të fillojë dalja e tyre. Ekipet e emergjencës, ekipet mobile, policia janë të gjithë janë në vend të ngjarjes. Po besoj që për rreth 30 minuta më së shumti një orë do të dalin të gjithë”, ka thënë ai për Kohën.
Jonuzi ka shtuar se minatorët janë shqetësuar, por gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
-
18 minatorë qëndruan të bllokuar për 15 orë në thellësi deri në 800 m
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Defekti i rrymës ngujon dhjetëra minatorë në "Trepçë" për mbi gjashtë orë
-
Pesë minatorë të Trepçës mbetën të bllokuar në minierë për nëntë orë, shkak rryma
-
Ngujohen 123 minatorë në Trepçë, shkak defektet me rrymë