Mot kryesisht i vranët, por me edhe me intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vende-vende parashihet të ketë riga shiu.
“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, ka informuar IHMK-ja.
Po ashtu, sipas parashikimeve, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.