Arbëri

Vuçiq: Me strategjinë e re të mbrojtjes, do të nënkuptohej se Kosova do përshkallëzim të konfliktit

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të shtunën tha se me strategjinë e re të mbrojtjes, Qeveria e Kosovës do të nënkuptohej se po do përshkallëzim të konfliktit dhe asgjë tjetër.

Ai iu referua draftit të strategjisë së re të mbrojtjes, sipas të cilit, Forca e Sigurisë së Kosovës synohet që të shtrihen në të gjithë territorin, përfshirë veriun. Këtë Vuçiqi e ka kualifikuar si nxitje për përshkallëzim të konfliktit.