Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin “Konfront” në Kohavision.
Me të do të flasim për qeverisjen e kryeministrit Kurti në dy vjet me fokus të veçantë se si kryeministri ka vepruar në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Si e lexon Krasniqi, marrëveshjen e dakorduar të Ohrit?
Çka humbi e çka fitoi Kosova me pranimin e marrëveshjes?
A sheh ngjashmëri Krasniqi mes planit franko-gjerman dhe marrëveshjes së 2013-ës?
Cila është qeverisja e Kurtit në dy vjet sipas tij?
Kujt i drejtohet marshi i së dielës “Liria ka emër”?