Arbëri

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshja Kosova heq dorë nga njohja e ndërsjellë. Ka thënë se marrëveshja e dakorduar nuk është e mjaftueshme dhe është mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë me Serbinë.

Krasniqi i bëri këto komente pas takimit me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).