1 perditesime
23:21

Sallahu: Kundër Ligjit për KPK-në ishte vetëm opozita, po do që ta mbajë të kapur sistemin

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kundër Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm, ka qenë vetëm opozita.

Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se nuk ka pasur as edhe një ligj tjetër që ka pasur përkrahje më të madhe nga shumë akterë.

“Nuk ka pasur ligj që ka pasur përkrahje më të madhe, qoftë nga shoqëria civile që ka qenë pjesë e procesit, qoftë nga Zyra e BE-së, qoftë nga Zyra amerikane, qoftë nga ambasada e Mbretërisë së bashkuar, pra të gjithë këtë akterë, Këshilli i Evropës, OSBE-ja, Komisioni i Venecias, të gjithë këta kanë dhënë rekomandimet e veta të cilat janë kthyer në dispozita, vetëm opozita ka qenë kundër”, ka theksuar Sallahu, duke shtuar se e kupton edhe kundërshtimin e tyre.

“Shumica e njerëzve që kanë punuar në sistemin e drejtësisë janë me origjinë nga partitë opozitare, kanë dal nga ato parti, andaj ata me çdo kusht mundohen t’i mbrojnë njerëzit e tyre brenda këtij sistemi, në jemi të angazhuar për pavarësi, kurse ata janë të angazhuar për mbajtjen e kapjes së disa personave brenda këtij sistemi”, ka deklaruar Sallahu, duke shtuar se ata do të punojnë që nuk do të ndalen derisa që të realizojnë reformën në këtë sistem.


Sallahu: Dhimbja e opozitës është mbrojtja e njerëzve të dërguar në sistem të drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë mohuar akuzat e opozitës se Qeveria aktuale e Kosovës ka për qëllim që ta kapë sistemin e drejtësisë.

Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se nuk ka asnjë qeveri që ka kërkuar më shumë rekomandime e komente nga Komisioni i Venecias lidhur me ligje të caktuara.

“Dhimbja (e opozitës v.j.) është diku tjetër, dhimbja është mbrojtja, mbrojtja e disa njerëzve që kanë dërguar në sistemin e drejtësisë, nuk dua të merrem me emra, por disa njerëz në sistemin e drejtësisë e kanë një farë zinxhiri dhe ata nuk duna që ai të shkëputet”, ka deklaruar Sallahu.

Sipas tij opozita është vetëm por ndryshimeve kozmetike në sistem.

Ai ka thënë se për reformat që kanë nisur në sistemin e drejtësisë janë të mëdha dhe përmbajtjesore dhe se sipas Sallahut, për këtë edhe kanë marr shumë kohë.

“Byroja një, KPK-ja dy, dhe Vettingu tre janë reforma të jashtëzakonshme, reforma që e ndryshojnë në tërësi një sitëm të caktuar, e në të njëjtën kohë e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, këto kanë qenë reforma që nuk janë kozmetike, por përmbajtjesore”, ka theksuar Sallahu.

23:16

Sallahu: Do të respektohet vendimi i Kushtetueses për Ligjin për KPK-në

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shpall i pavlefshëm Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe konstatimet e nxjerra në të nuk janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë Ligj.

Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se diçka tjetër ka thënë Komisioni i Venecias e diçka tjetër, Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata i ka gjetur disa shkelje të caktuara, sidomos disa nga vlerat e përcaktuara në nenin 7, po ashtu ndarjen e pushteteve dhe po disa nen të tjera lidhur me organizimin, funksionimin dhe pavarësinë e sistemit prokurorial, të cilat në disa pjesë nuk janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, ka theksuar Sallahu, duke thënë se, ndryshe nga ky rast, në shumë raste të tjera Kushtetuesja është mbështetur shumë në Komisionin e Venecias.

Ai ka thënë se nuk kanë pritur që Kushtetuesja do ta rrezojë këtë Ligj.

Sallahu ka thënë se ata do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka shtuar se kjo nuk i pengon ata që ta komentojnë atë vendim.

Zëvendësministri i Drejtësisë, ka paralajmëruar se brenda këtij viti Qeveria do ta procedojë në Kuvend Projektligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në.

Për hartimin e Projektligjit të ri, Sallahu ka treguar se do të analizojnë modele të ndryshme të organizmit të sistemit prokurorial.