Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se janë intervistuar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në lidhje me zjarrin që u shkaktua të shtunën në objektin e këtij institucioni.
Në komunikatën e përbashkët me IML-në u tha se janë në pritje të raporteve me të gjetjet nga ekzaminimet e kryera, dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, sipas Prokurorisë, do të ndërmerren veprime të nevojshme.
“Po ashtu ju njoftojmë se, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në komunikatën e lëshuar të dielën.
Nga incidenti nuk pati të lënduar, ndërsa kanë reaguar të gjitha njësitet relevante.