Arbëri

Chollet: Kosova më afër se kurrë të ardhmes evropiane

Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se me marrëveshjen e Ohrit, Kosova është më pranë se kurrë të ardhmes evropiane.

Ai e ka uruar të enjten kryeministrin Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, paçka se kjo ende s’është nënshkruar.

“Urova kryeministrin Albin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kosova tani më afër se kurrë me të ardhmen e saj në BE”, deklaroi Chollet në Twitter.

Ndërsa, këshilltari i lartë e DASH-it tha se e ka falënderuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për angazhimin në Ohër.

“Është e rëndësishme të merren hapa të menjëhershëm për të zbatuar dhe vendosur një rrugë të qëndrueshme drejt normalizimit dhe integrimit në BE. Gjithashtu falënderova Serbinë për riangazhimin me SHBA-në stërvitje mbrojtëse”, shkroi ai.