Arbëri

Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Foto: KOHA
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të mërkurën se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq që do të mbahen më 23 prill.

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.