Profesori i së drejtës ndërkombëtare Enver Hasani, ka thënë se marrëveshja e dakroduar në Bruksel e po ashtu dakordimi për aneksin e implementimit që u bë në Ohër të shtunën, prodhojnë pasoja juridike për palët, ndonëse nuk është e nënshkruar.
Hasani ka thënë se bazuar në Konventën e Vjenës nuk është me rëndësi nëse është nënshkruar apo jo, përderisa njëri nga krerët e shtetit ka dhënë pajtimin edhe në mënyrë verbale.
Ai ka përmendur rastin e Norvegjisë, ku me një fjalë goje të ministrit të atëhershëm të jashtëm norvegjez Nils Claus Ihlen, Norvegjia humbi territorin që e kishte në Grenlandën Lindore.
“Sa i përket efektit juridik. Me fjalë goje të ministrit norvegjez Ihlen, Norvegjia e ka humbur Grenlandën, ishullin më të madh në botë, pjesa lindore e Grenlandës të cilën e kishte Norvegjia është sa dhjetë Kosova. Me fjalë goje është mbyllur, gjyqi ka vendosur se është marrë detyrim”, ka thënë Hasani.