Norvegjia ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Ohër të shtunën për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka thënë se marrëveshja është një hap i rëndësishëm para drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimore. Urime Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Norvegjisë në Twitter.