Arbëri

Von Cramoni për marrëveshjen e arritur: Lajm i mirë, shpresoj në zbatim të shpejtë

Viola von Cramon - konference ne Kosove

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është një lajm i mirë arritja e dakordimit për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon në një postim në Twitter ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.

“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon.