Arbëri

Lajçak përfundon takimin e dytë me Vuçiqin: Po i finalizojmë përgatitjet për Ohër

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimin e dytë në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se ka dëgjuar mendimet e Vuçiqit në lidhje me Aneksin e Zbatimit dhe Marrëveshjen e Be-së.

Lajçak ka thënë se pasi ka marrë mendimet e autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, po i finalizon tash përgatitjet për takimin në Ohër të shtunën.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Aleksandar Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij për Aneksin e Implementimit dhe rrugën para në Marrëveshjen e BE-së. Kam marrë reagimet nga dyja palët, tash do të finalizojmë përgatitjet tona para takimit në Ohër të shtunën”, ka shkruar Lajçak në Twitter.