Arbëri

AIP: Të dhënat personale të qytetarëve të shpërndara nga PSD-ja janë vendosur në vend të sigurt

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka njoftuar se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të cilat më 6 mars Partia Socialdemokrate (PSD) i ka shpërndarë para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

Kjo Agjenci ka paralajmëruar padi ndaj Partisë Socialdemokrate pasi ky subjekt politik i shpalosi të dhënat personale të qytetarëve në një aksion para objektit të Qeverisë të hënën e kwsaj jave.