Qeveria e Kosovës ka vazhduar edhe për dy vjet mundësinë e aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje viktimave të dhunës seksuale në luftë që të aplikojnë e të realizojnë të drejtën e tyre me ligj. Ai ka përsëritur se procesi i aplikimit është konfidencial.
“Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi e përkrahjen tonë shoqërore për ta luftuar stigmën me të cilën ende përballen”, ka thënë Kurit.
Në vitin 2018 pati nisur punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Afati paraprak përfundoi më 5 shkurt sivjet.
Po ashtu në këtë mbledhje, Qeveria ka vendosur për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Thirrje që të mos ketë kufizim kohor për aplikim, për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë
-
Shtyhet deri në maj të 2027-s afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen
-
Dhuna seksuale gjatë luftës, 1.650 personave u është njohur statusi i viktimës