Arbëri

Opozita thotë se Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin dhe se marrëveshja s’e ka njohjen në qendër

 

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, PDK-ja e LDK-ja, kanë akuzuar kryeministrin Kurti se me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në Bruksel nuk do të ketë njohje. Ndërkaq në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që Qeveria t’i thotë po përfundimtare propozimit franko-gjerman.

Partitë opozitare kanë vazhduar me kritika për kryeministrin Albin Kurti në prag të takimit të së hënës në Bruksel, ku edhe pritet që nga palët të nënshkruhet pranimi i planit franko-gjerman.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ajo për çka po negocion kryeministri Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq nuk e ka njohjen në qendër.