Arbëri

Mot me diell të martën në Kosovë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe stabil, porse temperaturat minimale të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se një ditë më parë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -3 dhe 0 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri 16 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.