Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka quajtur “paturpësi” dhe “përpjekje për të bërë presion”, urimin që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia ka bërë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, për ditën e shtetësisë së Serbisë, raporton “RIA Novosti”.
Bideni në një mesazh urimi dërguar Vuçiqit i ka bërë thirrje Serbisë që ta shpallë Rusinë përgjegjëse për ngjarjet në Ukrainë.
“Në këtë rast, nuk ka të bëjë vetëm me presionin, mendoj se në lidhje me Serbinë, SHBA-ja zgjodhi një metodë pak më ndryshe veprimi – ky nuk është presion, kjo është një përpjekje e hapur për të ribërë vendin për SHBA-në, e jo për Bashkimin Evropian, sepse shumë shpesh fshihen pas të ardhmes në integrime evropiane”, ka thënë Zakharova.
Zakharova ka thënë se bëhet fjalë “për përpjekjen e Washingtonit për të ribërë kufijtë”, duke e shtyrë Serbinë ta njohë Kosovën.
“Mënyra se si, sipas mendimit tij, në mënyrën sikur Hamasi, presidenti i SHBA-së e uroi Serbinë, flet shumë. Diçka tjetër nuk kuptohet këtu, lexoni sërish deklaratën”, tha Zakharova.
https://koha.net/arberi/365761/bideni-i-dergon-leter-urimi-vuciqit-thote-se-e-mbeshtet-dialogun-kosove-serbi/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.