Arbëri

Gjukanoviq: Të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas takimit me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me bashkëpunimin në konsolidimin e stabilitetit në rajon dhe përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në konferencën e mbajtur për media, ai ka shprehur bindjen e tij se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe ligjërisht e detyrueshme, afatgjatë midis Kosovës dhe Serbisë.