Arbëri

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe në të. Por, ai e pranon se në atë plan Kosova e merr një obligimi për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Dhe meqë këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, sipas tij, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

Konjufca ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti dhe Plani i njohur fillimisht si franko-gjerman, të mos bëhej publik. Ai ka zbuluar se kryeministri Albin Kurti e ka pasur këtë plan që nga shtatori 2022.