Jep dorëheqje deputeti serb që u kap duke shikuar filma për të rritur

Jep dorëheqje deputeti serb që u kap duke shikuar filma për të rritur
Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonko Steviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, pas publikimit të videos në të cilën ai shihej duke shikuar filma për të rritur gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë, raporton “N1”.
Deputeti serb shikon filma për të rritur gjatë seancës për Kosovën
Një video nga Parlamenti i Serbisë ka shfaqur deputetin e Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonko Steviq, duke shikuar filma për të rritur në telefonin e tij, gjatë seancës në të cilën po diskutohej për Kosovën javën e shkuar.
Videoja u shfrytëzua për përplasje politike nga rivalët politikë në Serbi, Partia Përparimtare (SNS) e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Darko Glishiq nga SNS-ja ka thënë për “TV Happy” se në kohën kur deputetët po talleshin me Vuçiqin, deputeti Steviq po shikonte filma për të rritur.
I pyetur nëse është e mundshme që partia e Vuçiqit të vazhdojë bashkëpunimin me socialistët e Ivica Daçiqit, Glishiq ka thënë se në Parlamentin e Serbisë, në seancën për Kosovën, “të gjithë shfaqën fytyrat e tyre, kush është i prirë nga dhuna dhe kush shikon filma pornografikë”.
Ai s’i ka përjashtuar zgjedhjet e reja. Glishiq ka akuzuar partnerët qeverisës se në seancën për Kosovën kanë marrë për vete meritat. Sipas tij, Partia e Daçiqit, ministër i Jashtëm, ka hapur dyert për bashkëpunim edhe me parti të tjera./N1
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hasani: Serbia s’do të ndalet derisa ta shtrijë sovranitetin formal në Kosovë

Hasani: Norvegjia për një fjalë goje të ministrit humbi territor në Grenlandë sa dhjetë Kosova

Institucioneve u kërkohet shtim i përpjekjeve për siguri afatgjatë të resurseve ujore

Raporti i DASH-it për Serbinë: Shqiptarët në Luginën e Preshevës subjekt i diskriminimit

Nxënësit mësojnë për menaxhimin e parasë dhe kulturën e të kursyerit

Posta e Kosovës s’shpërndan dërgesa në veri, gjykatat i kërkojnë ndihmë Policisë

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Borrell: Marrëveshja krijon status-quo të re në dialog, Asociacioni urgjencë

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, Deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi

Kohavision me njoftim për abonuesit e platformës “KUJTESA”
