Arbëri

Bugajski: SHBA-ja dhe BE-ja kanë ndezur fitil ballkanik me presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

Janusz Bugajski
 

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndezur një tjetër fitil ballkanik, duke ushtruar presion mbi Kosovën për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Ndonëse po pretendohet se nuk do ta cenojë Kushtetutën e Kosovës dhe pavarësinë e këtij vende, sipas Bugajskit, në praktikë kjo mund të ketë pasoja serioze negative si brenda vendit ashtu edhe në rajon.

Në një vështrim për “The Geopost”, Bugajski ka thënë se çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt.